2014-04-11 17:38:04

Mesazh urimi i Papës Françesku për Pashkët hebraike


Papa Françesku i ka dërguar një mesazh urimi kryerabinit të Romës, Rikardo Di Senji, me rastin e Pesach, Pashkëve hebraike, që fillojnë më 14 prill, në perëndim, e zgjasin tetë ditë. Ditët e ardhshme, siç njofton bashkësia hebraike e kryeqytetit italian, edhe kryerabini do t’i bëjë Atit të Shenjtë urimet për Pashkë. Ja teksti i mesazhit: “Me afrimin e festës së madhe të Pesach, dëshiroj t’ju jap urimet më të përzemërta për paqen juve dhe gjithë Bashkësisë hebraike romake. Kujtimi i çlirimit nga shtypja përmes krahut të fuqishëm të Zotit frymëzoftë mendime mëshire, pajtimi e afërsie vëllazërore me të gjithë ata, që vuajnë nën peshën e skllavërive të reja. Me mendjen në Jeruzalem, të cilin do ta vizitoj së shpejti, ju kërkoj të më shoqëroni me lutje, ndërsa ju siguroj se do t’ju kujtoj në Tënzonë, duke iu lutur Atij të Lumit për bekime të shumta”.








All the contents on this site are copyrighted ©.