2014-02-22 17:31:54

Ukrainë-Janukoviç largohet nga Kievi, besniku i Timoshenkos emërohet kryeministër ad interim


Situata, në evolucion të vazhdueshëm në Ukrainë: presidenti Viktor Janukoviç u largua nga Kievi e, sipas njoftimeve të fundit, ndodhet në Karkiv, në lindje të vendit, rajon ku ka më shumë mbështetës. Në kryeqytet parlamenti po vlerëson mundësinë e votimit për impeachment të të ikurit, gjë që kërkohet me ngulm nga opozita, e cila dëshiron edhe të arrihet në zgjedhjet e parakohshme presidenciale para 25 majit. Në këtë çast, ish-kryeministrja Julia Timoshenko u largua nga spitali dhe po drejtohet nga Sheshi i Pavarësisë, i pushtuar nga manifestuesit antiqeveritarë që nga nëntori i kaluar. Ndërkaq besniku i saj, Oleksandr Turçinov, u emërua nga parlamentarët kryeministër ad interim. Vendim, ky, që u kundërshtua nga deputetët e zonave të jugut e të lindjes, besnikë të presidentit Janukoviç i cili, nga Karkivi, e quajti “të paligjshëm” parlamentin e Kievit.Në këto çaste të mëdhenjtë e botës rrijnë e shikojnë!







All the contents on this site are copyrighted ©.