“Shpresoj të jetë vetëm opinion personal e jo qëndrimi zyrtar i Kishës së Kostandinopojës”:
mitropoliti i Volokolamskut, Hilarion, kryetar i Departamentit për marrëdhëniet e
jashtme të Patriarkanës së Moskës, e komenton kështu në portalin Paroslavie.ru, deklaratën
e mitropolitit të Kalqedonisë, Atanasio, me të cilën akuzohet Kisha ortodokse ruse
se po saboton përgatitjen e koncilit panortodoks. Edhe mitropoliti i Prusisë, Elpidoforos,
është i të njëjtin mendim: Moska po izolohet nga simotrat. Ndërkaq, Hilarion thekson
se Kisha e Moskës mban lidhje të ngushta me Kishat e tjera ortodokse dhe është aktive
në përgatitjen e koncilit, për të cilin flitet që prej 50 vjetësh. Sipas mitropolitit
rus, procesi mund të përshpejtohet përmes krijimit të një organizmi panortodoks, i
cili të ketë për detyrë realizimin e aspekteve të ndryshme të koncilit e të mblidhet
së paku, një herë në muaj.