Imzot Ajuzo takohet me një eksponent të universitetit mysliman Al Azhar
U zhvillua sot paradite në Kajro të Egjiptit, një takim i sekretarit të Këshillit
Papnor për Dialogun Ndërfetar, imzot Migel Angel Ajuzo dhe numrit dy të universitetit
“Al Azhar”, qendra më e rëndësishme studimore e Islamit sunit. Takimi zgjati 45 minuta
dhe ishte mjaft pozitiv, siç shpjegoi në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Selisë
së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Sipas tij, biseda është një hap përpara në rilidhjen
e marrëdhënieve të frytshme ndërmjet dy organizmave. Kujtojmë se Universiteti i Al
Azharit i pati ndërprerë marrëdhëniet me Vatikanin, pas disa deklaratave të Papës
Benedikti XVI për kushtet e koptëve në Egjipt. Imzot Ajuzo dorëzoi gjatë takimit,
një mesazh të presidentit të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalit Zhan
Lui Toran.