2013-09-09 18:34:26

Hoxhaj: Kostandini i Madh, simbol i rrënjëve tona evropiane


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka hapur sot (4 shtator) punimet e ditës së dytë të simpoziumit ‘Edikti i Milanos- Kostandini i Madh’, i organizuar nga Kisha katolike e Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina ‘ dhe Instituti i Arkeologjisë.
Para pjesëmarrësve te shumte ne simpoziumin e organizuar me rastin e 1700-vjetorit te Ediktit te Milanos, ministri ! Hoxhaj ka folur për trashëgiminë historike, kulturore, shpirtërore, dhe fetare, te Kostandinit te Madh, e cila, siç tha ai, paraqet një pasuri dhe vlere te përbotshme për njerëzimin, për mënyrën se si e përmbushi rolin e tij historik dhe ndikimin e tij ne periudhat e mëvonshme.
Në hapjen e ditës se dyte te simpoziumit, morën pjese përfaqësuesit më të larte të klerit të besimeve fetare në Kosove, përfaqësues të lartë shtetëror, Delegati Apostolik i Vatikanit për Kishën katolike në Republikën e Kosovës, imzot Juliusz Janusz si dhe studiues e personalitete tjera akademike.
Ministri Hoxhaj në fjalën e tij ndër të tjera tha se trashëgimia historike e Kostandinit te Madh dhe e Edikti te Milanos janë të rëndësishme për kujtesën historike të Kosovës dhe për identitetin evropian te saj.
“Së pari duhet ta kemi parasysh gjeografinë e Kostandinit të Madh që ishte Dardania antike. Ne frymëzohemi nga fakti i vendlindjes së tij, Dardanisë antike, por krenohemi ! që gjeografia që e ka përcaktuar Kosovën në qendër të Ballkani! dhe Evropës, e bën Kosovën vend evropian”, tha Hoxhaj.
Ai po ashtu theksoi se fakti që Kostandini i Madh ishte me origjinë nga Dardania dhe mendimi shkencor perëndimor për prejardhjen tonë ilire, si një ndër popujt më të vjetër në Evrope, e bënë Kostandinin e Madh pjesë të vetëdijes historike të qytetarëve ë Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë.
“Gjuha e tij, ishte gjuha latine. Është një fakt i pamohueshëm historik që në Kosove deri në shekullin e 18 është shkruar në dy gjuhë, është shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhen latine. Ne sot krenohemi me alfabetin latin që e përdorim historikisht në këto troje për disa mijëra vjet, dhe i cili alfabet flet për orientimin tonë evropian”, tha Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës duke iu referuar faktit se Kostandini i Madh dhe Edikti i tij i Milanos ishin koncepti dhe ideator të lirisë, vlerësoi se edhe populli i Kosovës për një kohë të gjatë lirinë e ka pasur të vetmen aspiratë.
Ndërkaq, duke folur për dimensionin e tolerancës ndërfetare që promovoi Edikti i Milanos, Hoxhaj tha se simpoziumit në Prishtinë ia shton peshën pjesëmarrja e spektrit të gjerë të përfaqësuesve të klerit fetar të besimeve të ndryshme në Kosovë.
“Edikti i Milanos 1700 vjet më parë e shpalli krishterimin fe të barabartë, por të gjithë ne në këtë sallë dhe dihet botërisht që krishterimi është përhapur përpara se te behet fe zyrtare në trojet ilire dhe në territorin e Kosovës. Katedralja në mes të Prishtinës është dëshmi e lashtësisë së krishterimit në Kosove, është dëshmi e fuqisë së tij”, tha ai.
Të gjitha këto elemente, sipas Hoxhaj, janë përcaktues të kujtesës historike, dhe flasin që Republika e Kosovës i takon qytetërimit perëndimor, dhe se vetëdija historike është element kryesor që përcakton pozitën e një shoqërie, brenda dimensionit kohor dhe hapësinor.
“Të gjithë këto elemente flasin që vetëdija historike prodhon vetëbesim, dhe vetëbesimi prodhon forcë dhe një popull i vjetër sikurse populli i Kosovës duhet ta kërkojë forcën edhe në historinë e tij. Edikti i Milanos ka qenë fillimi i kulturës së shpresës dhe Republika e Kosovës është bërë shtet se ju në këtë sallë dhe qytetarët e Kosovës kanë besuar në shpresë”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.