|
Papa: në Kishë, e vetmja rrugë për të përparuar është shërbimi e jo pushteti

Për të krishterët, të përparosh do të thotë të përulesh, siç bëri Jezusi. Kështu tha sot Papa Françesku në meshën e mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Të pranishëm, disa punonjës të Radio Vatikanit, ndërmjet të cilit edhe ne, të programit në gjuhën shqipe. Jezusi u flet dishepujve për Mundimet që e presin, ndërsa ata janë të zënë me diskutime se kush është më i madh ndër ta. Episodi i hidhur, që tregohet në Ungjillin e sotëm, i dha Papës shkas për të reflektuar mbi pushtetin e shërbimin. “Lufta për pushtet në Kishë – vërejti – nuk është e këtyre ditëve… filloi pikërisht në kohën e Jezusit”. Por, Ungjilli i Jezusit nënvizon se lufta për pushtet në Kishë nuk duhet të ekzistojë, pasi pushteti i vërtetë, ai që Zoti vetë na ka mësuar me shembullin e tij, është “pushteti ...»

|
 |
 |
|
 |
|
Tweet i Papës Françesku për viktimat e tornados në Oklahoma City

I përmendi edhe gjatë homelisë së meshës së mëngjesit, në lutjen e besimtarëve, por Papa Françesku u kushton edhe mesazhin e sotëm në Twitter, viktimave të tornados në Oklahoma City. “Jam pranë familjeve të të gjithë atyre, që gjetën vdekjen në tornadon e Oklahomës, veçanërisht atyre, që humbën fëmijët. Lutuni për ta, së bashku me mua”, u kërkon Ati i Shenjtë të gjithë besimtarëve të botës. Jan ...»

|

|
Papa Françesku takohet me motrat e Nënë Terezës

Sot pasdite, në orën 17.30, Papa Françesku shkon për vizitë tek motrat e Nënë Terezës, në shtëpinë “Dhurata e Marisë”, që ndodhet pikërisht në Vatikan. Ati i Shenjtë takohet me misionaret e bamirësisë, por edhe me të varfërit, që ndihmohen prej tyre, si edhe me vullnetarët.
...»

|

|
Shtëpia e pritjes “Dhurata e Marisë”.

Shtëpia “Dhurata e Marisë”, përuruar më 28 maj 1988 nga i Lumi Gjon Pali II dhe e Lumja Nëna jonë Terezë, themeluese e Motrave të Bamirësisë, ndodhet pranë pallatit të ish-Zyrës së Shenjtë. Është strehë për të pastrehët. Shujton ditë për ditë qindra të varfër, gra e burra, u siguron dhjetra grave një krevat për të fjetur e edhe i mjekon kur kanë nevojë, përmes një infermierie, që funksioni ...»

|

|
Jetëshkrimi i Nënë Terezës, lexuar në Meshën me Ritin e Lumnimit

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup në një familje thellësisht fetare në të cilën mbretëronte dashuria. Më e vogla ndër fëmijët e Kolë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeza. E ëma, e mbetur vetëm, me tre fëmijë në ngarkim pas vdekjes së t'et, kishte një karakter të ëmbël, por të vendosur, që ndikoi shumë në personalitetin dhe në drejtimin e ardhshëm të Nënë Terezës. N ...»

|

|
Plenaria e emigrantëve. Kardinali Veliò: Papa, i shqetësuar për krizën në Siri

Hapet nesër në Romë, Asambleja e 20-të e Përgjithshme e Këshillit Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe të Endacakëve, e cila ka si temë: “Shqetësimi baritor i Kishës në kontekstin e emigracionit të detyruar”. Mbledhja do të vazhdojë deri të premten e do të analizojë fenomenin e refugjatëve e të njerëzve, që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, për shkak të dhunimit të të drejtave t ...»

|

|
Maria Voçe: me Papën në Rrëshajë, ndjemë ndikimin e ri të Shpirtit Shenjt

Sot në mëngjes, në meshën e kemtuar nga Papa Françesku në Vatikan, ishte e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes së Fokolarëve, Maria Voçe. Që të dielën në takimet me Atin e Shenjtë, për ditën e Rrëshajëve dhe të Lëvizjeve e të Shoqatave katolike, Maria Voçe përshkruan në mikrofonin tonë, ndjenjat që karakterizuan pjesëmarrjen e saj e të fokolarinëve në meshën e së dielës, si edhe sfidat që ...»

|

|
Papa Françesku: lutja e përvuajtur, e fortë e guximshme, bën mrekulli.

Lutja e guximshme, e përvuajtur, e fortë, bën mrekulli: këtë pohoi Papa sot paradite, në homelinë e Meshës, kryesuar në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Të pranishëm, disa punonjës të Radio Vatikanit, shoqëruar nga drejtori i emitentes sonë, atë Federiko Lombardi.
Liturgjia e ditës së sotme paraqet fragmentin e Ungjillit, në të cilin dishepujt duan të shërojnë një fëmijë, por nuk munden; duhe ...»

|

|
Mesha e imzot Rrok Mirditës në elterin e Gjon Palit II në baziliken e Shën Pjetrit në Vatikan

Sot më 16 maj, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, kryeipeshkvi i kryedioqezesë së Tiranë-Durrës, imzot Rrok Mirdita shtegtoi pranë varrit të të Lumit Gjon Pali II. Në kapelën e Bazilikës së Vatikanit ku gjendet trupi i të Lumit Wojtila, imzot Mirdita kremtoi Meshën Shenjtë, në shenjë falënderimi Hyjit për dhuratën e urdhrit ipeshkëvnor, të cilin e mori, nga duart e të Lumit Wojtila, para 2 ...»

|

|
Atë de Martino: Ave, Maria Stella!

Ave, Maria Stella
Fálemi, o déit hyll shkelzue, Ama e Zotit fort e shijshme; Ti jé qíellit déra e híjeshme.
Vjén Gabriéli me t’u falun Me t’pervûjt edhé e nigióve; Eva e ré Ti na ké dalun, Lyftën prâne e na paqjove.
Ti fajtorve zgjidh sixhirat, te verbúemve népja driten; dávaríti nesh t’ vështírat, gjith të mirat bán t’n’aviten.
Diftóu Nana e gjith njerimit, bán qi lutnat t’i nigiójm Biri yt qi prej dashtnimit ...»

|

|
Benedikti XVI: Kushtimi Marisë!

Kushtimi Marisë O Sunduesja ime, Nëna ime! Ty po të kushtohem i tëri; Dhe pë të treguar vetmohimin tim, Po të kushtohem tu Me sytë e mi,veshët e mi, Gojën time,shpirtin tim, Me gjithçka timen në tërësi. Dhe pasi ashtu të përkas ty, O Nënë,ruajmë,mbromë Si plëngun dhe pronën tënde.Amen.
Papa Benedikti XVI, nga enciklika Deus caritas est ...»

|

|
Në Bushat promovohen 10 vëllime kushtuar priftit poet dom Nde Mjedja

Të shtunën më 11 maj në komunën Bushat të rrethit Shkodrës, u bë promovimi i 10 vëllimeve kushtuar dom Ndré Mjedjes, përgatitur nga studiuesi Mentor Quku. Në aktivitet organizuar në nder të poetit të madh të letrave shqipe, dom Ndré Mjedja, mori pjesë Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i kulturës, poeti Visar Zhiti Aktiviteti dhe studiuese e personalitete tjera ...»

|

|

E diel 19 maj, Kisha katolike kremton solemnitetin e Rrëshajëve, festën e lindjes së Kishës sepse kremtimi i Rrëshajëve, festimi i Zbritjes së Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull së bashku me Marinë, shënon pikërisht plotësimin e premtimeve të Krishtit: dërgimin e Shpirtit Shenjt për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. U tha: “Do t ...» |

Sot më 16 maj Kisha katolike përkujton Shën Aleksandrin, ipeshkëv i Jerusalemit e martir Aleksandri, ipeshkëv i Jerusalemit, dëshmitar fisnik i fesë së Krishtit, në vitin 204 u prangos e u flak në burg, prej nga nuk doli deri në vitin 212. Asokohe ishte ipeshkëv i një qyteti të Kapadoçies, që nuk i njihet emri. I shtyrë nga një frymëzim hyjnor, u nis të vizitonte Viset e Shenjta të Jerusalemit, k ...» |

Kujtojmë sot përvjetorin e vdekjes së Monsinjor Nikollë Minit, famullitarit të Kishës Katedrale së Prizrenit. Lindi më 9 korrik 1924, në Ferizaj. Ishte më i vogli ndër katër fëmijët, që Zoti u fali prindërve, Kolë Mini dhe Monika Kajtazi. Shumë shpejt mbeti jetim dhe iu desh të strehohej në dyert e të afërmve. Fëmijë i mençur, jashtëzakonisht i shkathët, tërhoqi vëmendjen e meshtarëve vendas, që ...» |
|

|
Festa e popujve në Romë

Dje, në Romë, u kremtua ‘Festa e popujve’. Manifestimi, në të cilin morën pjesë shumë bashkësi etnike, të pranishme në kryeqytet, sivjet përkoi edh ...»

|

|
Dëgjues të nderuar të Radio Vatikanit, ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të dielës. Kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashk ...» |
Eja, Ti, o Shpirt Krijues*
Eja, Ti, o Shpirt Krijues, Mendjet njerëzve vizito, Prej së larti hir diko Në zemrat që vet’ krijove. Drejt të thon ...» |
Eja, o Shpirt Ngushëllues, ti e sheh hutimin tonë, jetën tonë të trazuar e njeh ndër rrugët e vështira të historisë, ku shpesh na pret veç rrëzimi. Po T ...» |

|
“Besimtarët, duke e ditur se njeriu nuk rron vetëm me bukë, janë të vetëdijshëm se duhet të japin një kontribut të veçantë në jetën e përditshme e se duhet ta bëjnë këtë së bashku, jo si kundërshtarë a konkurentë, por si shtegtarë drejt s ...» |

|
“Vizita e ardhshme e Patrikut kopt-ortodoks Tawadros tek Papa, parashikuar për të shtunën, 11 maj, mund të ketë rezultate të rëndësishme për rifillimin e ecjes drejt bashkimit të plotë të të krishterëve”. Këtë uron ipeshkvi kopto-katolik Botro ...» |

|
Zgjedhjet politike në Malajzi, të cilat u zhvilluan sot, u karakterizuan nga polemika ndërmjet partisë në pushtet “Barisan Nasional” dhe bashkësisë së krishterë. Në parrullat e përdorura për fushatën zgjedhore, kjo parti akuzonte të krishterët s ...» |

|
Një lëvizje e murgjërve birmanë po i fryn zjarrit të tensionit ndërmjet budistëve dhe myslimanëve, në Mianmar. Gjatë muajve të fundit, vendi është kthyer në teatër dhune, e cila ka shkaktuar dhjetra të vdekur e mijëra të shpërngulur, në zona t ...» |

|
T’i vihet fre intolerancës fetare e etnike dhe të ngrihet lart bukuria e ndryshueshmërisë ndërmjet njerëzve: me këtë qëllim, mijëra të rinj srilankezë - katolikë, budistë e myslimanë – manifestuan në rrugët e kryeqytetit Kolombo, për të protestua ...» |

|
Feja, si ngushëllim për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurëve. Kështu nënvizoi kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Xhanfranko Ravazi, në konferencën e shtypit, gjatë së cilës u paraqit sot kuvendi ndërkombëtar “Mjekësia ripërtëritëse ...» |

|
Më 19 mars kalendari kishtar kremton Shën Jozefin, pajtorin qiellor të Kishës universale. Sot, kalendari Kishtar kremtoi festën e Shën Jozefit, fatit të Virgjërës Mari e Pajtorit të Kishës universale. Sipas traditës, në festën e atit të kujtuar t ...» |

|
Papa Françesku, Jorge Mario Bergoglio, jezuit, kryeipeshkëv i Buenos Aires, Ipeshkëv për besimtarët e ritit lindor, që banojnë në Argjentinë, lindi pikërisht në Buenos Ajres, më 17 dhjetor 1936, nga një familje me origjinë piemonteze. Studioi dhe ...» |

|
Pesë kontinente e fytyra të ndryshme të krishterimit. Është një tabllo vërtet shumëngjyrëshe ajo, që mund të përshkruajë katolicizmin e sotëm, anembanë planetit. Që nga Evropa plakë, ku feja ka nevojë të rizgjohet, ashtu si në SHBA-të e në Kanada ...» |
|
|