HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2012-06-28 10:59:17
A+ A- Printo artikullin



Më 28 qershor kalendari kujton shën Ireneun e Lionit, martir



Ireneu, që në shqip do të thotë Paqësor, njeri i paqes me emër e me vepra, është figurë me rëndësi të dorës së parë në historinë e Kishës. Me origjinë nga Azia, i lindur në Smirnë, në vitin 177 u nis nga Galileja për t’u ulur në fronin ipeshkvnor të Lionit , duke zënë vendin e ipeshkvit martir Potinit, pak kohë pasi qe dërguar në Romë për të sqaruar disa çështje doktrinore. Kur arriti në vend, gjysma e priftërinjve dhe e besimtarëve të Kishës, së cilës do t’i printe, ishin martirizuar. Mbeti i vetmi ipeshkëv për të gjithë Galinë. Ai, grek, mësoi shumë shpejt gjuhën e barbarëve, për të ungjillëzuar popullsitë keltike e gjermanike. E atje ku nuk arrinte zëri i tij, arrinte fjala e shkruar. Në pesë librat e Ireneut kundër herezive, ndjehet jo vetëm forca e apologjistit të madh, por edhe ëmbëlsia e bariut të mirë, të shqetësuar për ndonjë nga delet e humbura, të cilën bën çmos ta rikthejë në vath.


Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama